Bota

Shpërthen koronavirusi në Gjilan? Testohen 67 persona për Covid-19, priten rezultatet

13 Maj 2020, 17:00 Nga DOSJA
Shpërthen koronavirusi në Gjilan? Testohen 67 persona për

KOSOVË– Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ditën e sotme në një konferencë për mediat ka paraqitur vlerësimin e gjendjes dhe menaxhimin e situatës së koronavirusit.

Mbrëmjen e djeshme në komunë janë regjistruar 14 raste të reja ndërkohë Haziri tha se gjendja e vendit është në kontroll dhe gjatë ditës së sotme do të bëhen 67 testime që sipas tij do të tregojnë se si është situata aktuale në të vërtetë.

“Ne arritëm që ta ulim lakoren e infeksionit gati në pikën zero, por burimi i fundit i infeksionit i ardhur nga një klinikë private në Prishtinë, ka bërë që një infermiere dhe lehonë të dalin me rezultat pozitiv dhe si pasoj të kemi edhe 14 infektuar në natën e mbrëmshme. Aktualisht kemi 26 raste aktive me Covid-19. Sot janë marrë mostrat edhe për 67 qytetarë të Gjilanit dhe rezultatet do të tregojnë pasqyrimin real të gjendjes”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

Ndërkohë ai ka njoftuar se nënkryetari Arbër Ismajli dhe ekipi i gjerë i Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike, kanë vizituar sot të gjitha rastet e prekura me këtë virus dhe konfirmojnë se gjendja e tyre nuk është e rënduar.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove lutfi haziri koronavirusi ne kosove lutfi haziri

Sondazh

Poll