Bota

Zgjerohet harta e COVID-19 në Kosovë, në 24 orët e fundit zbulohen dhe 8 raste të reja

13 Maj 2020, 18:33 Nga DOSJA
Zgjerohet harta e COVID-19 në Kosovë, në 24 orët e fundit

TIRANË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar mbrëmjen e sotme se  në 24 orët e fundit janë regjistruar dhe 8 raste të reja me COVID-19. Në një njoftim, bëhet me dija se  numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 927.

Sot janë testuar 255 mostra, prej të cilave 8 kanë rezultuar pozitive, të cilat janë nga: komuna e Rahovecit 4 raste, komuna e Mitrovicës 2 raste dhe komuna e Vushtrrisë 2.

Sot më 13 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 255 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 8 raste. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Rahovecit 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Rahovec), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe komuna e Vushtrrisë 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vushtrri).

Nga data 08 shkurt deri më 13 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 10.642 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 927 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”, shkruhet në njoftim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll