Bota

Hakerat rus i ‘vodhën’ postën elektronike, kancelarja Merkel thyen heshtjen, paralajmëron sanksione: Kam prova të forta

13 Maj 2020, 19:39 Nga DOSJA
Hakerat rus i ‘vodhën’ postën elektronike, kancelarja

GJERMANI- Edhe pse e gjithë bota është e kërcënuar nga pandemia e koronavirusit, kancelarja gjermane Angela Markle nuk ka harruar hakerat rus. Ditën e sotme, kancelarja ka deklaruar se ka fakte që hakerat rus e kanë pasur nën shënjestër postën e saj elektronike.

Ajo ka shtuar se sado që përpiqet që të krijojë marrëdhënie të mira me ta, gjithmonë ndodh diçka dhe kancelarja detyrohet të tërhiqet.

“Unë sinqerisht mund të them që ky fakt më shkakton dhembje. Çdo ditë përpiqem të krijoj një marrëdhënie më të mirë me Rusinë dhe nga ana tjetër ka prova të forta që forcat ruse e kanë kryer atë sulm”, i tha ajo parlamentit gjerman.

Duke e quajtur një akt të ‘turpshëm’ ajo ka shtuar se do të ketë sanksione të ashpra ndaj Moskës. Ndërkohë Shërbimet e inteligjencës në Gjermani kanë njoftuar se hakerat rus janë përpjekur që të spiunojnë politikanët dhe zyrtarët gjermanë.

Kujtojmë se shërbimi i inteligjencës ushtarake ruse GRU ka arritur që të hakerojë e-mailin e kancelares gjermane, Angela Merkel. E-mailet i përkasin kohës së zgjedhjeve në vitin 2015. Megjithatë ende nuk është zbuluar se çfarë informacioni është vjedhur. Ndërkohë prokurorët federalë gjermanë lëshuan një urdhër arresti për një individ të lidhur me incidentin e hakimit .

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela markle gjermani angela markle gjermani

Sondazh

Poll