Bota

Dogjën të gjallë 6 persona! Pse po shfaqin defekte ventilatorët rusë, ndalohen të përdoren, Italia nis t’i kontrollojë

13 Maj 2020, 17:00 Nga DOSJA
Dogjën të gjallë 6 persona! Pse po shfaqin defekte

ITALI– Gjashtë pacientë në Rusi kanë ndërruar jetë teksa ishin duke marrë frymë me ventilatorët tip “Aventa-M”. Rasti i parë në Moskë u shënua të shtunën në një spital pasi pajisja u mbinxeh.

Tragjedia u përsërit të hënën në mëngjes në spitalin San Giorgio në Shën Petersburg, ku pesë pacientë u dogjën të gjallë prej ventilatorëve.

Mes ulërimave dhe britmave, në spital shkuan zjarrfikësit, të cilët arritën që të shpëtonin pesëmbëdhjetë pacientë dhe më shumë se 150 mjekë dhe infermierë, është evakuuar menjëherë. Në versionin zyrtar iu vu faji një qarku të shkurtër.

Ventilatorët që po shpërthejnë në flakë janë Aventa-M, pikërisht ato që presidenti rus Vladimir Putin i ka dhuruar Italisë.

Gazeta Corriere della Sera shkruan se bëhet fjalë për 150 pajisje në total. Rusia ka ndaluar përdorimin e tyre, por në Itali nuk është vendosur akoma si do të veprohet. Deri më tani ka filluar kontrolli i aparaturave, të cilat po përdoren me shumicë në Lombardi. Megjithatë duke marrë parasysh ngjarjet e fundit, me kontrollet mekanike po përpiqet parandalimi i ndonjë tragjedie.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota rusi ventilatoret “aventa-m” rusi ventilatoret “aventa-m”

Sondazh

Poll