Aktualitet

Policia tek teatri, Robert Budina: Veliaj po provokon një vrasje, ne nuk bëjmë shaka

13 Maj 2020, 17:30 Nga DOSJA
Policia tek teatri, Robert Budina: Veliaj po provokon një vrasje, ne nuk

TIRANË– Aktori Robert Budina ka reaguar pasi Policia Bashkiake shkoi tek Teatri Kombëtar e kërkoi që të merrte në dorëzim godinën. Në një reagim, Budina u shpreh se dorëzimi i letrës nga policia ka qënë një provokuar dhe kanë dashur arrestimin e aktivistëve.

Ka dy skenarë, për mendimin tim mund të jetë një provokim që këtu të vijë policia, të gjejnë arsye për të na provokuar dhe arrestuar për gjëra të tjera dhe tjetra është që mendojnë realisht se mund ta marrin në administrim këtë pronë.

Nëse nuk ezaurohen të gjithë hapat ligjorë që i kemi bërë me dije më parë, nëse nuk prononcohen faktorët, nuk ka asnjë ngut që kryetari i Bashkisë të kalojë në këtë çmenduri sepse ai po provokon një vrasje, ne nuk bëjmë shaka. Kemi harxhuar 2 vjet e tre muaj këtu, jo për kokëfortësi por e dimë që është mbledhur i gjithë korrupsioni shqiptar”, u shpreh regjisori Budina.

Policia Bashkiake ka shkuar sot tek Teatri Kombëtar dhe ka lënë aty një letër. Sipas dokumentit bëhet me dije se teatri tashmë është pronë e bashkisë dhe ata do marrin në dorëzim godinën. Artistët janë mbledhur në sheshin e Teatrit Kombëtar dhe janë shprehur se nuk do lejojnë këtë gjë, e kanë paralajmëruar përplasje e gjakderdhje.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj policet e bashkise tek teatri robert budina trualli i tk i kalon bashkise erion veliaj policet e bashkise tek teatri robert budina trualli i tk i kalon bashkise

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Maj 2020, 15:23

TIRANË- Policia Bashkiake ka shkuar sot tek Teatri Kombëtar, ku është përplasur me artsitët dhe aktivistët që qëndrojnë aty për më shumë se dy vite. Ata ka...