Aktualitet

Kalo thirrje qytetarëve: Virusi nuk zhduket, në vjeshtë do rikthehet sërish, duket të kemi kujdes maksimal në çdo kohë

13 Maj 2020, 16:51 Nga DOSJA
Kalo thirrje qytetarëve: Virusi nuk zhduket, në vjeshtë do

TIRANË- Mjeku Tritan Kalo ka folur rreth idesë se COVID-19 do zhduket në verë dhe do rishfaqet sërish në vjeshtë. Në një intervistë në Report TV, Kalo u shpreh se  virusi nuk do zhduket, por do të ketë një rishfaqje, duke shtuar se në këtë kohë do jemi më të mbrojtur pasi populluta do ketë më shumë imunitet.

Për sa i përket agresivitetit të virusit, Kalo tha se do jetë njësoj si tani, prandaj bëri thirrje që të gjithë të kenë kujdes maksimal.

Në verë kemi disa infeksione që kalohen shpesh në plazh dhe kanë si simptoma gripi. Me ardhjen e vjeshtës do të riaktivizohen, dhe pa dyshim midis tyre nga tamponet që do të merret, detyrimisht do të jetë i pranishëm edhe COVID-19. Nuk do të jetë një rikthim, por një rishfaqje i këtij virusi. Është i njëjti virus, nuk është më agresiv. Mendoj që shfaqja e këtij visuri nuk do të jetë më agresiv, hapësia kohore nga 13 maj deri në shtator, ka disa muaj dhe kontaktet sporadike do të na ndihmoj që të kemi më imunitet“, tha Kalo.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 rikthimi i covid ne vjeshte tritan kalo masat kunder covid 19 rikthimi i covid ne vjeshte tritan kalo

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Maj 2020, 15:23

TIRANË- Policia Bashkiake ka shkuar sot tek Teatri Kombëtar, ku është përplasur me artsitët dhe aktivistët që qëndrojnë aty për më shumë se dy vite. Ata ka...