Policia tek teatri, Liçaj mesazh Veliajt: Sheshi sot u mbush në pak minuta, nëse doni përplasje këtu jemi
13 Maj 2020, 16:21Nga DOSJA
TIRANË- Aktori Neritan Liçaj ka folur pas incidentit me Policinë Bashkiakë në oborrin e Teatrit Kombëtar. Në një reagim për mediat, Liçaj u shpreh se ngjarja e sotme është një provokim nga bashkia e Tiranës.
Ai tha se artistët nuk tërhiqen dhe do të kenë një përballje të fuqishme me këdo që kërkon të shemb Teatrin Kombëtar.
“Nëse do të vijnë me forca të shumta siç erdhën sot, mund ta shikojnë se si u mbush sheshi në pak minuta, ndërkohë që po vijnë edhe të tjerët. Nëse duan të tregojnë muskujt, bujrum, le të përplasen. Kush jemi në shkelje të ligjit, ne që jemi në krah të Kushtetutës, apo zotërinjtë e pushtetit që janë në krahun e paligjshmërisë”, u shpreh ndër të tjera Liçaj.
Policia Bashkiake ka shkuar sot tek Teatri Kombëtar dhe ka lënë aty një letër. Sipas dokumentit bëhet me dije se teatri tashmë është pronë e bashkisë dhe ata do marrin në dorëzim godinën. Artistët janë mbledhur në sheshin e Teatrit Kombëtar dhe janë shprehur se nuk do lejojnë këtë gjë, e kanë paralajmëruar përplasje e gjakderdhje.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Detaje te reja janë mësuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Maliq, ku një 37-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka ngacmuar seksu...
TIRANË- Regjisori Edmond Budina ka folur pas vizitës së policëve të bashkisë në godinën e Teatrit Kombëtar. Në një reagim, Budina u shpreh se policët kanë...
MALIQ– Ditën e sotme në Maliq është arrestuar një 38-vjeçar, i cili akzuohet se ka abuzuar me vajzën e tij të mitur. Por 38-vjeçari nuk e ka herën...
Aktualitet13 Maj 2020, 15:23
TIRANË- Policia Bashkiake ka shkuar sot tek Teatri Kombëtar, ku është përplasur me artsitët dhe aktivistët që qëndrojnë aty për më shumë se dy vite. Ata ka...
DURRËS- Me zbutjen e masave kundër Covid 19, banorët e Durrësit i janë kthyer shqetësimit për banesat e tyre të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Paradit...
TIRANË- Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e trishtë dhe tepër të vështirë të zonjës Dhurata Koka. Ajo dhe bashkëshorti i sa...
BRITANI E MADHE- Dy të rinjtë nga Elbasani, Mikelian Baca dhe Egli Hazizolli kanë rënë në prangat e Policisë angleze. Mediat e huaja kanë publikuar pamjet filmi...
MALIQ– Zbardhet dëshmia e 18-vjeçares nga Maliqi, e cila pretendon se është abuzuar seksualisht nga babai i saj. Ajo ka rrëfyer se ka pasur probleme në f...
GRAMSH– Një person ka ndërruar jetë dhe katër të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë fshatit Kabash n...
TIRANË- Kreshnik Merxhani, arkitekt dhe specialist i trashgimisë kulturore, ka folur sot për debatin e Teatrit Kombëtar. Në një deklaratë, Merxhani shprehe...