Bota

Aborti në Kroaci/ I ligjshëm prej 41 vitesh, pacientët në ‘ndërgjegjen’ e mjekëve

28 Mars 2019, 16:23 Nga DOSJA
Aborti në Kroaci/ I ligjshëm prej 41 vitesh, pacientët në

Prej 41 vitesh në Kroaci, abortet janë të ligjshme, por praktika po bëhet gjithnjë e më pak e pranueshme, pasi në vendin katolik, ku presioni fetar po i shtyn mjekët gjithnjë e më shumë që të refuzojnë abortet.

Përse gjinekologët janë të detyruar të bëjnë aborte? Nuk shoh në të vërtetë një lidhje”, tha Boris Ujeviç, gjinekolog. “Për mua, – shton Ujeviç, gjinekolog në spitalin publik të Zagrebit, – është një çështje morale”.

Rreth 60 përqind e gjinekologëve në spitalet publike nuk ofrojnë aborte, duke kundërshtuar me anë të ndërgjegjies.

Që kur shteti i Ballkanit fitoi pavarësinë në vitin 1991, Kisha Katolike, e cila u detyrua të mbajë një profil të ulët gjatë viteve të komunizmit, ka kërkuar të rimarrë rolin e saj udhëheqës si një forcë morale dhe mbrojtëse e identitetit kombëtar në Kroaci.

Megjithëse ende nuk kanë arritur të arrijnë qëllimin e tyre, fushatat kundër abortit fituan një fitore kyçe në vitin 2003, kur mjekëve u është dhënë e drejta të refuzojnë procedurën për shkak të “ndërgjegjies”.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë Milan Kujundzic, qëllimi është i qartë: “Që të kemi më pak aborte dhe më shumë fëmijë të porsalindur”.

Por ka edhe një zgjidhje, sipas ligjit kroat, vetëm spitalet publike mund të kryejnë procedurën, me përjashtim të një klinike private. Kjo gjë ka çuar që një nga kërkimet më të shpeshta në Google të jenë vendndodhjet e këtyre klinikave.

Por në vend që të ofrojnë lidhur me koordinatat, Google nxjerr video grafikën e procedurës dhe efektet anësore të saj.

Të gjitha masat shtrënguese kanë sjellë një rënie në numrin e aborteve, në vitin 1993, mjekët kryen më shumë se 25,000 proceduara të tilla, ndërsa deri në vitin 2017 shifra ka rënë në 2,416.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kroaci ligji per abortin milan kujundzic kroaci ligji per abortin milan kujundzic

Sondazh

Poll