Politike

Ndërpritet për disa minuta mbledhja e Këshillit Politik për Ref. Zgjedhore, sherr i MADH mes Petrit Vasilit dhe Damian Gjikn

13 Maj 2020, 10:15 Nga DOSJA
Ndërpritet për disa minuta mbledhja e Këshillit Politik për

TIRANË– Ndërpritet mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shkak për ndërprerjen është bërë një sherr me tone të forta mes nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili dhe bashkë-kryetarit të Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri.

Mësohet se debati ka patur si zanafillë publikimin në media të emaileve të shkëmbyera mes Petrit Vasilit dhe Damian Gjiknurit. Në këto emaile-, Vasili dhe opozita kërkonin shtyrjen e mbledhjes së Këshillit Politik. Kjo për shkak se sipas opozitës, Këshilli Politik nuk është “paradhomë e Kryeministrit”.

Klima e hartimit dhe miratimit të Reformës Zgjedhore është vështirësuar pasi kryeministri Edi Rama e rrëzoi kushtin e opozitës për një qeveri tranzitore. Gjatë konferencës dje me gazetarët, Rama e tha qartë se nuk ka për të patur qeveri tranzitore, një kusht ky i vënë që prej fillimit nga opozita e bashkuar. Por kërkesa e parashtruar në email nga opozita u rrëzua dhe KP u mblodh sot.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri mblidhet keshilli politik petrit vasili sherr tek zgjedhorja damian gjiknuri mblidhet keshilli politik petrit vasili sherr tek zgjedhorja

Sondazh

Poll