Politike

Hapja e kufijve, ministri gjerman jep njoftimin e rëndësishëm: Nga 15 qershori lëvizim lirshëm, kush vjen nga vendet e tret

13 Maj 2020, 10:05 Nga DOSJA
Hapja e kufijve, ministri gjerman jep njoftimin e rëndësishëm:

GJERMANI– Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer ka komentuar fazën e re të lehtësimit në lidhje me hapjen e kufijve. Në një deklaratë për mediat vendase, Seehofer u shpreh se të gjitha pikat kufitare me Francën, Zvicrën dhe Austrinë do të hapen nga 15 qershori dhe nuk do të ketë kontrolle të zgjatura në kufi me Francën, Zvicrën dhe Austrinë.

Por, Soofer bëri edhe një paralajmërim. Ai u shpreh se pavarëisht tolerimeve të bëra, qytetarët nuk duhet të ndalojnë luftën kundër infeksionit, sepse mund të ndodhë që kufijtë të bllokohen sërish.

Nuk ka ndryshime në kufijtë me Poloninë, Republikën Czecheke , Belgjikën dhe Hollandën. Republika Federale nuk bëri asnjë kontroll këtu, sidoqoftë, varet nga vetë shtetet federale që të ndalojnë kontrollet e tyre. I bëj thirrje “evropiane” dhe shpresoj që rregullat të minimizohen,”- shtoi më tej Seehofer.

Ndërkohë, ministri shtoi më tej se nuk do të ketë karantinë për qytetarët e Europës që futen në Gjermani, ndërsa për ata që vijnë nga vendet e treta, do të ketë një izolim dy javor. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjermania hap kufijte horst seehofer gjermania hap kufijte horst seehofer

Sondazh

Poll