Aktualitet

“Çereku i Shqipërisë është i mbjellë me marijuanë”/ Prokurori i Anti-Mafias italiane: Mafia shqiptare po bëhet më e

13 Maj 2020, 05:27 Nga DOSJA
“Çereku i Shqipërisë është i mbjellë me

Itali- Prokurori i antimafias në Itali, Nicola Gratteri, në një intervistë për emisionin “Tempora” në Ora News ka deklaruar se çereku i territorit të Shqipërisë është i mbjellë me marijuanë dhe se  droga transportohet në vendin fqinj përmes kanalit të Otrantos. Ai theksoi më tej se vitin që shkoi gjatë një operacioni Policia italiane sekuestroi 6 tonë marijuanë, e cila vinte nga Shqipëria.

Mafia shqiptare është në ngjitje, madje në ngjitje të shpejtë. Është një mafia gjithnjë e më e fortë. E pranishme në Itali, në Amerikën Jugore, në Holandë, është mafie gjithnjë e në rritje. Shpesh e ndeshim në bashkëpunim me Ndranghetan në Itali dhe në Amerikën e Jugut. Pra nuk mund të flasim më për shqiptarë që grabisin apo shqiptarë që vjedhin vila, por për shqiptarë trafikantë të mëdhenj kokaine, si dhe të marijuanës. Duhet ta dini se çereku i Shqipërisë është i mbjellur me marijuanë e që shumica e saj transportohet përmes kanalit të Otrantos. Në vitin që shkoi vetëm në një operacion kemi sekuestruar 6 tonë marijuanë e kjo drogë përmes kanalit të Otrantos mbërrin në Itali.”, u shpreh ai.

Më tej ai është shprehur se pandemia ka ndikuar edhe në aktivitetin kriminal të bandave.

“Natyrisht ky bllokim, kjo pamundësi për të lëvizur ndikon dhe tek aksionet kriminale. Siç kemi ne vështirësi për të lëvizur kanë dhe ata. Në këtë moment mafiet po shikojnë përreth, po nuhasin mundësitë për të shtuar aferat e tyre e për të kuptuar se ku mund të investojnë me paratë, që kanë fituar nga trafiku i kokainës.”, nënvizoi prokurori.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet - prokurori i antimafias në itali droga ne shqiperi nicola gratteri - prokurori i antimafias në itali droga ne shqiperi nicola gratteri

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Maj 2020, 20:21

TIRANË- SPAK nuk ka arritur akoma të përmbushë pritshmëritë e publikut për vënien para drejtësisë të zyrtarë të korruptuar. Kreu i KLP, Gent Ibrahimi, ësht...