Aktualitet

FOTO/ Policia u sekuestroi 3.7 milionë € pasuri, zbulohet një prej pronave të vëllezërve Hoxha që janë dënuar për dis

12 Maj 2020, 20:32 Nga DOSJA
FOTO/ Policia u sekuestroi 3.7 milionë € pasuri, zbulohet një

TIRANË- Dy vëllezërve Shkëlzen dhe Edmond Hoxha, pak ditë më parë, Policia u ka seuestruar një pasuri prej 3.7 milionë Euro. Në bazë të njoftimit të Policisë bëhet me dije se janë sekuestruar 2 biznese në Tiranë, 4 makina luksi tip “BMË”, 4 apartamente në Tiranë, 2 apartamente në Sarandë, 1 ambient biznesi trekatësh në Laprakë, 1 njësi tregtare, 1 palestër, 7 garazhe dhe dy aktivitete biznesi në Tiranë.

Dosja.al ka zbuluar një prej pronave të dy vëllezërve, që është një pronë në Laprakë, ku në katin e parë të godinës është dhe bar-restorant “Oblika”. Dosja.al ka siguruar dhe disa foto nga kjo pronë në Laprakë, e cila është një ndër pasuritë e tyre më të mëdha, pasi vlera e saj është shumë e madhe.

Sipas Polisisë Shkëlzen Hoxha ka rekorde kriminale në shtetin e Belgjikës, ku ka kryer një vrasje para disa vitesh. Në vitin 2009 të dy vëllezërit dhe 4 shtetas të tjerë janë arrestuar nga Policia Gjyqësore Federale në Gent, Belgjikë, si pjesëtarë të një grupi kriminal, për veprat penale “Trafikimi i grave për prostitucion” dhe “Substancat narkotike”.

Ndërkohë blutë bëjnë me dije se Edmond Hoxha ka rekorde kriminale në shtetin e Belgjikës, ku ka qenë i përfshirë në hetime nga Prokuroria e Gentit/Belgjikë në dosjen “GIRANA” të vitit 2008, për veprat penale “Trafikim i qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimi për prostitucion” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”. Në këtë dosje shtetasi Edmonid ka qenë i dyshuari kryesor dhe është arrestuar në Belgjikë, në datën 02.02.2009. Gjithashtu rezulton se nga viti 2002 deri në vitin 2009, ka qenë i burgosur në Belgjikë, për veprën penale “Trafikim dhe shfrytëzim i prostitucionit”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edmond hoxha shkelzen hasanpapaj edmond hoxha shkelzen hasanpapaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Maj 2020, 20:21

TIRANË- SPAK nuk ka arritur akoma të përmbushë pritshmëritë e publikut për vënien para drejtësisë të zyrtarë të korruptuar. Kreu i KLP, Gent Ibrahimi, ësht...

Aktualitet 12 Maj 2020, 19:47

TIRANË- Forumi për Mbrojtjen e Trashgimisë Kulturore ka denoncuar sot prishjen e disa ndërtesave të vjetra në qendër të Tiranës. Në një njoftim në mediat s...