Aktualitet

OFL ‘zbarkon’ në Shkodër, iu lë në postë formularët e pasurive 4 ‘të fortëve’, 2 prej tyre nga fisi Lici (EMRAT)

12 Maj 2020, 19:58 Nga DOSJA
OFL ‘zbarkon’ në Shkodër, iu lë në postë

SHKODËR– Operacioni Forca e ligjit ka zbarkuar në Shkodër ditën e sotme. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se ‘maskat’ u kanë lënë në “postë” katër personave formularët e vetëdeklarimit.

Mësohet se nën lupën e Policisë janë vënë: Muhamed dhe Ibrahim Lici, Bledar Cafi e Gëzim Cafi. Mësohet se ata janë emra jo pak të njohur të qytetit, dhe njihen ndryshe si pjesë e fiseve të të “fortëve” në qytet.

Po kush janë katër personat, të cilët janë në shënjesteën e OFL-së?

Muhamet Lici është në burg, ku edhe pret vendimin e trupës gjykuese, pasi akuzohet se është kreu i grupit të gjobëvënësve të Shkodrës. I riu Ibrahim Lici, është djali i Mustafa Licit dhe akzuohet se vrasësi i 2 vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilalit.

Ai është shpallur në kërkim që prej 30 marsit të vitit 2018. Edhe Bledar Cafi ka të shuar kriminale. Ai është njohur gjithmonë si një person problematik, por i ka shpëtuar shumë akuzave për shkak të mungesës së provave, ndër to edhe vrasje.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bledar cafi gezim cafi ibrahim lici muhamed lici ofl shkoder bledar cafi gezim cafi ibrahim lici muhamed lici ofl shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Maj 2020, 19:47

TIRANË- Forumi për Mbrojtjen e Trashgimisë Kulturore ka denoncuar sot prishjen e disa ndërtesave të vjetra në qendër të Tiranës. Në një njoftim në mediat s...