Aktualitet

COVID-19/ 880 të infektuar dhe 31 viktima, mes të infektuarve një grua shtatzënë, shërohen 78% e të prekurve

13 Maj 2020, 05:17 Nga DOSJA

Shqipëri- COVID-19 nuk është larguar ende nga Shqipëria. Në vendin tonë janë të infektuar  880 persona dhe  31 të tjerë kanë humbur jetën. Ndërkohë, betejën me virusin e kanë fituar 78% e të gjithë të prekurve.

Flutra Beqo nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit harta është zgjeruar me dy raste në Tiranë dhe 2 raste në Berat, ku mes të infektuarve është edhe një grua shtatzënë.  Ndërsa  janë shëruar 6 qytetarë dhe në total 78 % e pacientëve kanë fituar betejën me COVID-19. Sipas MSH-së aktualisht në vend janë 161 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Krujë, Shkodër. Në dy spitalet COVID janë të shtruar 21 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive. Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11578 testime, nga të cilat, 11,048 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open”, mjeku i njohur Pëllumb Pipero këshilloi qytetarët që të mos i mbajnë maskat në rrugë por vetëm në ambientet e mbyllura. Sipas tij, nuk ka asnjë mundësi që dikush të infektohet nëse shkëmbehet me një tjetër për disa sekonda.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shiqperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shiqperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Maj 2020, 20:21

TIRANË- SPAK nuk ka arritur akoma të përmbushë pritshmëritë e publikut për vënien para drejtësisë të zyrtarë të korruptuar. Kreu i KLP, Gent Ibrahimi, ësht...