VIDEO/ Laert Vasili nxehet dhe largohet nga studioja LIVE, kush ia ndezi gjakun në kokë pasi e quajti “ping-pongist”. Shta
12 Maj 2020, 20:49Nga DOSJA
TIRANË– Aktori Laert Vasili është larguar nga emisioni “Repolitix” pas një debati me sociologun Endrit Mërtirin. Në momentin kur fjalën në studio e ka marrë Mërtiri, në një moment ka ndërhyrë aktori duke bërë që të niste edhe debati.
Mërtiri e ka quajtur aktorin të politizuar, ndërsa ky i fundit ka paralajmëruar se do të largohej nga emisioni.
Megjithatë sulmet ndaj tij nuk kanë ndaluar, por mesa duket fjala që mbushi kupën ishte “pingpongist”, e cila bëri Vasilin që të mbyllte telefonatën. Gjest ky që shtangu edhe moderatorin e emisionit, Denis Mingën, i cili i kërkoi regjisë që të komunikonte sërish me aktorin.
DEBATI NË STUDIO:
Ergys Mërtiri: Duhet të shpjegoj gjëra që janë mësuar në klasën e 2. Më vjen mirë që artistët bëjnë analiza politike për të treguar sa të politizuar janë. Është nder i paparë që i bëjën opozitës me këtë. Të lutëm të mbaroj se fole brroçukulla dhe të dëgjova,
Laert Vasili: Të falenderoj për vlerësimin, kur shan është një vlerësim i madh. Politika do të thotë qytetari
Ergys Mërtiri: Ai po bën zhurmuesin
Laert Vasili: Denis me këtë nivel do më duhet të largohem
Denis Minga: Jo, jo! Asnjë nuk do të largohet. Të mbarojë zoti Mërtiri dhe e keni fjalën ju.
Laert Vasili: Atë e vendos unë
Denis Minga: Po sigurisht. Po nuk është mirë në syrin e publikut. Zoti Mërtiri jo sulme personale
Ergys Mërtiri: Unë ende nuk kam filluar, kjo do të thotë që ai rri vetëm duke bërë zhurmuesin. Ose largohet pastaj. Kuptohet se kush është i politizuari në këtë mes.
Laert Vasili: More zotëri çfarë profesioni ke ti që flet për Teatrin?
Ergys Mërtiri: Unë jam pingpongist. Merrem me njerëz falso si puna juaj, i bëj falso me raketë.
Laert Vasili: Denis faleminderit për ftesën. Mirupafshim
Denis Minga: Laert, Laert mos ik! Jo! Regjia edhe njëherë
(k.m.f.g./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Dy vëllezërve Shkëlzen dhe Edmond Hoxha, pak ditë më parë, Policia u ka seuestruar një pasuri prej 3.7 milionë Euro. Në bazë të njoftimit të Polici...
Aktualitet12 Maj 2020, 20:21
TIRANË- SPAK nuk ka arritur akoma të përmbushë pritshmëritë e publikut për vënien para drejtësisë të zyrtarë të korruptuar. Kreu i KLP, Gent Ibrahimi, ësht...
TIRANË– Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka sulmuar sot Presidentin Ilir Meta. Në një lidhje direkte me emsionin “Open” në Top Channel, Veliaj u s...
SHKODËR– Operacioni Forca e ligjit ka zbarkuar në Shkodër ditën e sotme. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se ‘maskat’ u kanë lënë në “postë” katër personav...
TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka folur sot për çështjen e Teatrit Kombëtar. Veliaj u shpreh se teatri do të ndërtohet me paratë ...
Aktualitet12 Maj 2020, 19:47
TIRANË- Forumi për Mbrojtjen e Trashgimisë Kulturore ka denoncuar sot prishjen e disa ndërtesave të vjetra në qendër të Tiranës. Në një njoftim në mediat s...
TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero ka folur lidhur me koronavirusin në vendin tonë. Në fjalën e tij, mjeku ka sqaruar se shqiptarët mund të shkojnë në plazh. Sip...
Tirana vazhdon të ketë numrin më të lartë të infektuarëve me COVID-19 dhe mbetet një zonë e kuqe, por kjo gjë duket se nuk është problem për qytetarët, të cilët...
TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka folur sot për ngërçin e krijuar në Gjykatën e Lartë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, për mbarimin ...
TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero, i ftuar në emisionin “Open” ka folur lidhur me koronavirusin në vendin tonë. Në fjalën tij, Pipero këshilloi qytetarët që të ...