Ibrahimi: Me 21 maj betohen tre prokurorë të rinj të SPAK te Presidenti
12 Maj 2020, 21:07Nga DOSJA
TIRANË- Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi, deklaroi ekskluzivisht në një intervistë për Ora News se me 21 maj do të betohen tre prokurorë të rinj të SPAK te Presidenti, duke e çuar kështu në 15 numrin e prokurorëve.
Ibrahimi: Lajmi i mirë që mund ta ndaj për herë të parë me ju sot është fakti që me 21 maj do të kemi ceremoninë e betimit të tre prokurorëve të rinj te Presidenti. Çështja e ngarkesës së punës në SPAK dhe plotësimit të organikës do të vijë duke u lehtësuar, do të kemi 12 nga 15 prokurorë. Intervista me kandidatët do të zhvillohet me 18 maj. Tre më të mirët do të çohen për dekretim te Presidenti.
Krahas plotësimit të organikës, problem për këtë strukturë mbeten ende çështja e pagës dhe plotësimi me strukturë policore, BKH-në.
Ibrahimi: Mbetet ende problemi i pagave të SPAK, prokurorët e SPAK paguhen njësoj si prokurorët e tjerë ndërkohë që ne kemi lënë mbi shpatullat e tyre një përgjegjësi shumë herë më të madhe. Është bërë lëvizja në këtë drejtim, amandamenti është miratuar por nuk është dekretuar nga presidenti jo se është kundër rritjes së pagave për SPAK por për formulën e betimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kuvendi ende nuk ka ndërmarrë hapat për ta kapërcyer veton e presidentit ose për ta reflektuar pjesërisht. Jemi ende larg rezultatit të rritjes së pagave të SPAK. Së treti ende nuk kemi arritur ta plotësojmë SPAK me strukturën policore, pra Byronë Kombëtare të Hetimit. Janë tre lëvizje të rëndësishme që ende si kemi konsumuar. Para se ti kërkojmë SPAK duhet të bëjmë akoma diçka vetë.
BKH do të jetë një strukturë policore që nuk do të gjenerojë indicie, por do të hetojë indiciet e prokurorëve.
Ibrahimi: Të kesh një të kaluar të gjatë në policinë e shtetit kjo lë gjurmë në mënyrën e të menduarit, të vepruarit, ndërveprimit me kolegët dhe prokurorët. Rreziku që BKH të kthehet në një lloj përndjekësi pa qëllime të mirëfillta të procedimit penal nuk ekziston, është një strukturë në varësi të prokurorëve. Nuk ka rrezik të dalë nga shinat. BKH nuk do të jetë strukturë që do të gjenerojë indicie, do të hetojë këto indicie.
I pyetur nëse do të ishte më mirë një prokuror si drejtues i BKH ai tha:
Ibrahimi: Duhet të kishte më shumë interes nga ana e prokurorëve, por fakti është që vetëm një prokuror kandidoi dhe ai nuk është përzgjedhur në grupin e katër kandidatëve finalistë. Por në thelb BKH do të bëjë një punë policore.
TIRANË- Prej dy muajsh Tirana është në karantinë dhe format e argëtimit të qytetarëve janë të pakta. Sot në mbrëmje një grup muzikantësh të muzikës popullo...
TIRANË– Aktori Laert Vasili është larguar nga emisioni “Repolitix” pas një debati me sociologun Endrit Mërtirin. Në momentin kur fjalën në studio e ka marr...
TIRANË- Dy vëllezërve Shkëlzen dhe Edmond Hoxha, pak ditë më parë, Policia u ka seuestruar një pasuri prej 3.7 milionë Euro. Në bazë të njoftimit të Polici...
Aktualitet12 Maj 2020, 20:21
TIRANË- SPAK nuk ka arritur akoma të përmbushë pritshmëritë e publikut për vënien para drejtësisë të zyrtarë të korruptuar. Kreu i KLP, Gent Ibrahimi, ësht...
TIRANË– Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka sulmuar sot Presidentin Ilir Meta. Në një lidhje direkte me emsionin “Open” në Top Channel, Veliaj u s...
SHKODËR– Operacioni Forca e ligjit ka zbarkuar në Shkodër ditën e sotme. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se ‘maskat’ u kanë lënë në “postë” katër personav...
TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka folur sot për çështjen e Teatrit Kombëtar. Veliaj u shpreh se teatri do të ndërtohet me paratë ...
Aktualitet12 Maj 2020, 19:47
TIRANË- Forumi për Mbrojtjen e Trashgimisë Kulturore ka denoncuar sot prishjen e disa ndërtesave të vjetra në qendër të Tiranës. Në një njoftim në mediat s...
TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero ka folur lidhur me koronavirusin në vendin tonë. Në fjalën e tij, mjeku ka sqaruar se shqiptarët mund të shkojnë në plazh. Sip...