Aktualitet

Ish-ministri i Shëndetësië shuan shpresat për zhdukjen e COVID-19: Forca goditëse në tetor do të jetë e madhe

12 Maj 2020, 16:33 Nga DOSJA
Ish-ministri i Shëndetësië shuan shpresat për zhdukjen e

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, ka folur sot për menaxhimin e situatës së pandemisë së COVID-19. Në një intervistë për “ABC News”, Solis u shpreh Shqipëria e ka përballaur shumë mirë fazën e parë të COVID-19, por vala më e fortë sipas tij pritet që të jenë të shtator.

“Fazën e parë dhe shumë të rëndësishme falë masave të marra e kaluam shumë mirë. Vetëm në QSUT ka 70 vdekje në muaj. Bllokimi i të gjitha strukturave dhe mungesa e të sëmurëve kronikë do të sjellë rezultate të tjera. Sanatoriumi është strukturë e domosdoshme. Në vitin më të qetë vdesin 21 mijë për shkaqe të ndryshme. Por kurrë nuk ka qenë ky spital kaq bosh.Sot njeriu e ndjen veten zbuluar nga sëmundje kardiovaskulare. Hidhemi në krahun e penalltisë, por me vonesë. Duhet një strategji më e shpejtë”, tha Solis.

Ish-ministri më tej u shpreh se në verë virusi do të ketë fuqi më të vogël, por forca e tij goditëse në vjeshtë do jetë e madhe. “Bie pjesa e vapës dhe do të fillojë faza e dytë dhe e tretë. Forca goditëse e virusit do të jetë më e madhe dhe ne duhet të jemi vigjilent. Vazhdimisht virusi bën mutacione ndaj dhe është e vështirë të realizohen vaksina. Në Shqipëri duhet hapur më shumë, më shpejt dhe ekonomia duhet të fillojë. Po të më thuash kë do të zgjedhësh vdekjen nga koronavirusi apo varfëria do të zgjidhja virusin. Duhet një hapje më e shpejtë”, u shpreh ai.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet leonard solis masat kunder covid 19 rikthimi i covid ne vjeshte leonard solis masat kunder covid 19 rikthimi i covid ne vjeshte

Sondazh

Poll