Aktualitet

‘E kam pirë dy herë’/ Ish-deputeti i PD-së tregon ‘live’ në emision eksperiencën me kanabisin: Ndod

12 Maj 2020, 15:19 Nga DOSJA
‘E kam pirë dy herë’/ Ish-deputeti i PD-së tregon

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Mitro Çela ka pranuar live në studion e emisionit “Shqipëria Live” se e ka pranuar kanabisin. Në fjalën e tij, në studio ai është shprehur se e ka provuar lëndën narkotike para shumë vitesh por nuk kishte pasur asnjë ndjesi për t’u mbajtur mend. 

“E kam provuar. E kam provuar dy herë para 10 vjetësh. Por mesa duket ngaqë kisha pirë para nja dy gota whisky dhe nuk e ndjeva. Ideja që hodhi kryeministri më shumë ngatërroi. Mua më erdhi si ironi. Është shumë mirë që të diskutohet. Por kjo më shumë prish punë sesa ndeq punë,”-u shpreh ai. 

Rihapet debati për kultivimin e kanabisit mjekësor në vend. Sot, kryeministri Edi Rama ka pohuar se për legalizimin e kanabisit mjekësor, nuk ishte konsultuar me BE-në. Lajmin Rama e pohoi, i pyetur nga gazetari i Dosja.al, Anesti Barjamemaj, duke shtuar se drafti do të miratohej brenda këtë sesioni parlamentar. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet drafti per kanabisin mitro cela drafti per kanabisin mitro cela

Sondazh

Poll