Aktualitet

Masakroi me thikë të moshuarin në Poliçan/ Autori, vëllai i një efektiveje të Policisë, si shëtiti në fshat me thikë

12 Maj 2020, 15:53 Nga DOSJA
Masakroi me thikë të moshuarin në Poliçan/ Autori,

SKRAPAR– Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e 77-vjeçarit të ndodhur ditën e djeshme në fshatin Jaupas. Mësohet se 37-vjeçari Hamza Çela, pasi masakroi me thikë të afërmin e tij u largua menjëherë nga vendngjarja.

Burime për Dosja.al bëjnë  me dije se 37-vjeçari ka qenë i dënuar më pare për dhunë dhe se vuante nga probleme të shëndetit mendor për të cilat kurohej prej vitesh me medikamente.

Gjithashtu mësohet se  Çela është vëllai i një efektiveje të Policisë Rrugore në Berat, megjithatë nuk dihen më shumë detaje lidhur me identitetin e saj.

37-vjeçari u arrestua ditën e djeshme, disa orë pas ngjarjes teksa shëtiste në fshat me thikë në dorë, ndërkohë që duart dhe bluzën i kishte të përlyer me gjak. Tashmë, autori i krimit të rëndë ndodhet pas hekurave, pasi u arrestua nga policia teksa po tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hamza çela krimi ne skrapar ramadan çela hamza çela krimi ne skrapar ramadan çela

Sondazh

Poll