Aktualitet

“Janë testuar 4 vaksina kundër COVID-19”, kreu i Urgjencës Kombëtare: Rezultatet e deritanishme janë janë pozitive

12 Maj 2020, 16:12 Nga DOSJA
“Janë testuar 4 vaksina kundër COVID-19”, kreu i

TIRANË– Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka folur sot për situatën e COVID-19 në Shqipëri. Në një lidhje direkte në Facebook, Brataj ka bashkëbiseduar me qytetarët dhe ka thënë se janë bërë disa teste, por duhet pritur nëse janë të saktë apo jo duke e krehasuar me tamponin.

Më tej Brataj tha në SHBA, por edhe në dy vendet të Evropë janë duke u testuar tek njeriu 4 vaksina dhe rezultatet deri tani janë të mira, por ende nuk është vendosur miratimi përfundimtar i tyre.

Për vaksinat janë bërë disa studime. Ka filluar në SHBA dhënia e vaksinës së parë në mënyrë eksperimentale për të parandaluar covid 19 si sëmundje. Ky program është ndarë në dy faza, janë marrë shumë vullnetare. Duhet të jenë njerëz të shëruar dhe para se të veprohet mbi këta persona, kontrollohen me tampon serologjisë që nuk kanë pasur infeksion. Janë zgjedhur dy grupe, 18-55 dhe 65-85 vjeç. Të dy po trajtohen me dy mënyrë të ndryshme.

Në grupin e parë do të bëhet një lloj vaksine me disa doza. ndërsa në grupin e dytë që janë më të rrezikuar do të bëhet vetëm një. Janë 4 vaksina PNT162 që po eksperimentohen. Janë marrë 4 forma të ndryshme të virusit. Gjëja e parë është që këta persona që po eksperimentohen, kërkuesit shkencorë në radhe të parë nuk japin dëmtime, në radhë të dytë të japim rezultat të pritshëm dhe në radhë të tretë të zhvillojnë antitrupa. këtu po punohet në SHBA, në Belgjikë dhe Gjermani. Kanë filluar të duken rezultatet e para te njeriu”, tha ndër të tjera Brataj.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 skender brataj vaksina kunder koronavirusit masat kunder covid 19 skender brataj vaksina kunder koronavirusit

Sondazh

Poll