Aktualitet

Bëri konkursin online, djali i Jozefina Topallit emërohet në pozicionin e rëndësishëm në KLSH (Dokumentet)

12 Maj 2020, 15:19 Nga DOSJA
Bëri konkursin online, djali i Jozefina Topallit emërohet në

TIRANË- Djali i ish-kryetares së Kuvendit, JozefinaTopalli, Genar Topalli ka filluar punë në Kontrollin e Lartë të Shtetit. Në bazë të dokumenteve të publikuara nga KLSH, Topalli ka filuar pozicionin e Audituesit në Departamentin e Auditimit. Kriteret për këtë vend pune, duhet të kishte kryer arsimin e lartë dhe të kishte diplomë në Bachelor: Ekonomik/Menaxhim ose Drejtësi dhe diplomë Master Shkencor në Financë dhe Bankë. Në fund të konkursit djali i ish-kryetares së PD, ka arritur që të zërë vendin e parë dhe të marrë 75 pikë.

Ndërkohë në një njoftim të dytë KLSH ka sqaruar të gjithë procedurën e përzgjedhjes së Genar Topallit për pozicionin e audituesit.

Në përfundim të afatit(30 ditor) të dorëzimit të dokumentacionit, më datë 02.03.2020 u publikua në ëeb: Rezultati i verifikimit paraprak për plotësimin e vendeve të lira në KLSH , dhe për fazën e testimit me shkrim u kualifikuan: Genar Topalli dhe Evisa Didati. Testimi me shkrim u zhvillua më datë 06.03.2020, ora 10.00 dhe morën pjesë: Genar Topalli dhe Evisa Didati. Më datë 12.03.2020 u publikua në web: Njoftimi për rezultatet e testimit me shkrim, dhe për fazën e intervistës me gojë u kualifikua z.Genar Topalli. Nuk pati ankesa. Intervista me gojë u caktua te zhvillohej më datë 17.03.2020, por për shkak të karantinimit për COVID-19, intervista me gojë u shty dhe u zhvillua me videocall, më datë 26.03.2020 nga Komisioni i Përhershëm i Pranimt”, shtohet në vendim.

Genar Topalli tashmë është emëruar në pozicionin e Audituesit në Departamentin e Auditimit të Buxhetit të Shtetit dhe do të jetë pjesë e grupit të auditimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet djali i topallit ne klsh genar topalli genar topalli ne klsh kontrolli i larte i shtetit djali i topallit ne klsh genar topalli genar topalli ne klsh kontrolli i larte i shtetit

Sondazh

Poll