Sport

FOTO/Në Angli vjedhjet janë kthyer në modë, futbollisti i Tottenham për sigurinë e tij blen qen për 17 mijë euro

10 Maj 2020, 18:04 Nga DOSJA

ANGLI- Portieri i Tottenham Hugo Loris ka blerë një qen kufiri për 17 mijë euro, siç raporton gazeta spanjolle “AS”, futbollisti francez e ka bërë diçka të tillë pasi Anglia është kthyer në problem për futbollistët që kanë rënë shpesh pre e grabitësve.

2 të fundit të prekur nga ky fenomen janë shtëpia e Frank Lampard dhe shtëpia e ish-presidentit të Leicester, Vikai. Në shtëpinë e këtij të fundit u raportua nga mediat angleze se u morën sende me vlerë rreth 1 milionë euro, ndërsa edhe shoku i tij i skuadres te Tottenham, Jan Vertonghen, ka rënë pre e një ngjarje të tillë.Me sa duket rasti i mbrojtësit belg e ka shtyrë portierin 33-vjeçar të mos kursehet e të shpenzojë një shumë të tillë për një qen që do i dhurojë atij siguri. Ndërkohë, kompania ku është blerë informon se të gjithë qentë që shiten prej tyre janë të stërvitur prej forcave të policisë dhe atyre të ushtrisë.

Mirëpo Lloris nuk është i pari që ndërmerr një veprim të tillë, teksa yje të tjerë të Premier League si Raheem Sterling, Pogba apo edhe Vardy kanë bërë të njëjtën gjë më parë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futbollisti i tottenham hugo lloris futbollisti i tottenham hugo lloris

Sondazh

Poll