Sport

FOTO/E gjithë Europa po pret rifillimin e aktivitetit me ankth, ky vend feston titullin kampion me përqafime

10 Maj 2020, 17:41 Nga DOSJA

NIKARAGUA– Kampion i Nikaragua-s shpallet Real Estelí, kuqezinjtë mposhtën i 1-3 në ndeshjen e kthimit të turneut të ligës në fushën e Managua FC (kishte barazuar 1-1 në ndeshjen e parë). Një goditje e lirë e drejtpërdrejtë e ekzekutuar saktë nga veterani Manuel Rosas (37 vjeç) hapi serinë e golave për miqtë. Më pas shënuan edhe Brandon Ayerdis dhe Marlon Lopez, që bënë që të shpërthente festa.

Titulli i fituar në një fushë rivale dhe pa praninë e tifozëve nuk i ndali lojtarët e Real Esteli që të përqafoheshin me njëri-tjetrin, edhe pse duhej që në një situatë pandemie të bëhej më shumë kujdes. Imazhet, natyrisht, tërheqin shumë vëmendje në këtë kohë të distancës sociale.

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport managua nikaragua real esteli managua nikaragua real esteli

Sondazh

Poll

Sport 10 Maj 2020, 12:03

ITALI-Pandemia e koronavirusit ka bërë që futbollisti i Interit,Christian Eriksen, të jetojë ditët më të vështira të jetës së tij në shtetin italian. Ish-ylli i...