Politike

Shoqërimi i protestuesve në polici, ish-eurodeputetja: Aksion brutal dhe fytyra e vërtetë e Ramës

10 Maj 2020, 20:58 Nga DOSJA
Shoqërimi i protestuesve në polici, ish-eurodeputetja: Aksion brutal

TIRANË– Ish-eurodeputetja Doris Pack ka reaguar në lidhje me shoqërimet në polici, të protestuesve në Tiranë.

Përmes një statusi në Twitter, Pack ka ripostuar reagimin e Genc Pollos, dhe mbi të shkruan se ky është një aksion brutal i policisë dhe fytyra e vërtetë pas premtimeve që bën Edi Rama.

“Shqipëria ka nisur fillimin e negociatave me BE-në, ky është një kasion brutal i policisë në Ditën e Evropës dhe tregon fytyrën e vërtetë pas premtimeve të Ramës në kaq shumë takime evropiane,“- shkruan ish-eurodeputetja.

Ditën e djeshme u shpërnda mdhunë protesta për Ditën e Europës në sheshin “Skënderbej”. Sapo qytetarët u mblodhën për të protestuar, mbërritën disa furgona policie. Efektivët shoqëruan duke përdorur forcën, avokatin Altin Goxhaj, aktivistin Arben Kola dhe Ira Kurtin. Kjo është protesta e dytë brenda pak ditësh që shpërndahet në një mënyrë të tillë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike doris pack protesta tek sheshi doris pack protesta tek sheshi

Sondazh

Poll