Politike

“Si do t’i dilni përpara Kryemadhit që i hoqët burrin nga puna?” Spiropali: Të aplikojnë për pagën e luftës, Meta

10 Maj 2020, 15:31 Nga DOSJA
“Si do t’i dilni përpara Kryemadhit që i hoqët burrin

TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shfaqur në një intervistë disi ndryshe.

Përballë aktorit të humorit Albano Bogdo në spektaklin “Klanifornia”, në rolin e moderatorit Blendi Fevziut, ministrja Spiropali është pyetur për veprimet që ndërmori Parlamenti për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Albano Bogdo: Kur mendon qeveria juaj t’i kërkojë falje, t’ju kërkojë falje shqiptarëve që e zgjodhët vetë President Ilir Metën dhe tani doni ta hiqni e të hidhni një kryefamiljar aty në mes të katër rrugëve pa punë e të ngelet pa punë ai. Do i paguani pagën e luftës? Ç’a do hanë ata? Ka fëmijë njeriu, ka grua. Si do i dilni përpara zonjës Kryemadhi që i hoqët burrin nga puna. Si do ja bëni? Ç’a do bëjë ai? Do shesi akullore?

Elisa Spiropali: Ata e përfitojnë si familje.

Albano Bogdo: Ai ka qenë peshëngritës, ç’a do bëjë tani? Në atë moshë ngre më dot pesha ai?

Elisa Spiropali: Pesha të rënda madje, mesa duket.

Albano Bogdo: Ç’pesha? Ai ishte peshë e rëndë, është bërë peshë pupël tani.

Elisa Spiropali: Mund të aplikojë znj.Kryemadhi për pagën e luftës… ju e dini që biznesi i vogël aplikon njëri mund të aplikojë dhe tjetri në qoftë se ka qenë i padeklaruar.

Albano Bogdo: Po ata s’kanë biznes, ata janë të punësuar. Njëri punon President, tjetri është kryetar partie, s’është biznes.

Elisa Spiropali: Ç’bëri një parti e mesme, ja aty-aty janë.

Marrë nga tvklan.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali ilir meta monika kryemadhi elisa spiropali ilir meta monika kryemadhi

Sondazh

Poll