Politike

“Koordinim i një bande hajdutësh”, Bardhi pas denoncimit të zjarrit në MSH: Manastirliu dërgon dokumente me 3 javë von

10 Maj 2020, 15:08 Nga DOSJA
“Koordinim i një bande hajdutësh”, Bardhi pas denoncimit

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar sërish pas replikave me Ministrinë e Shëndetësië, në lidhje me zjarrin e denoncuar. Në një status në Facebook, Bardhi shkruan se Manastirliu i dërgon dokumentet për çdo denoncim, me tre javë vonesë në SPAK, dhe se po bashkëpunon më këtë të fundit.

“Lajme të reja nga Fronti i vjedhjes me tendera sekret! Bashkëpunëtorja në vjedhje e Edi Ramës ka 1 muaj që thotë në çdo media se jemi të hapur për çdo hetim, por dokumentat në SPAK i dërgon me 3 javë vonesë, vetëm pasi i vë zjarrin Ministrisë! SPAK nuk ndërhyn, pret dhe e rinjofton që nëse nuk i sjell deri javen tjetër, behu gati se do vijmë ti marrim vetë në Ministri! Koordinim perfekt i një bande hajdutësh në kohë pandemie! Gëzuar Ditën e Drejtësisë së Rilindur!”- shkruan Bardhi.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka deklaruar sot se më 15 prill në ministrinë e Shëndetësisë u dogjën dokumente, pas denoncimit të tenderave sekretë. Në një deklaratë për mediet Spahia ka publikuar edhe një e-mail, ky sipas tij në të thuhet se ka rënë zjarr në katin e katërt të godinës dhe janë djegur letra dhe dokumente.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka sqaruar pretendimet e Partisë Demokratike se në institucion ka rënë zjarr. Në një reagim zyrtar, Ministria sqaron se e-maili i publikuar i është drejtuar stafit pas një incidenti të shkaktuar nga një punonjëse. Sipas ministrisë, ndaj punonjëses është marrë masë administrative. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazmend bardhi ogerta manastirliu gazmend bardhi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll