Sport

Pritet eksod te Real Madrid, klubi vendos të ulë rrogat e futbollistëve për herë të parë në histori

10 Maj 2020, 13:53 Nga DOSJA
Pritet eksod te Real Madrid, klubi vendos të ulë rrogat e

Real Madrid deri tani, ndryshe nga shumë klube, nuk ka ulur rrogat e lojtarëve për shkak të COVID-19, por duket se kjo është një gjë e përkohshme. Sipas AS, drejtuesit duan t’iu propozojnë lojtarëve dhe stafit teknik që të ulin 30% të rrogave në sezonin e ri.

Ata nuk duan të kenë probleme ekonomike në vijim, prandaj shpresojnë që lojtarët të pranojnë një masë të tillë. Me siguri, nuk do të jetë kaq e lehtë. Toni Kroos, për shembull, e ka thënë publikisht se nuk pranon ulje rroge.

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë në sezonin e ri, por mund të ketë probleme në Madrid, ndoshta dhe shitje të yjeve që duan rrogat aq sa ishin.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 10 Maj 2020, 12:03

ITALI-Pandemia e koronavirusit ka bërë që futbollisti i Interit,Christian Eriksen, të jetojë ditët më të vështira të jetës së tij në shtetin italian. Ish-ylli i...