Sport

Gjest kamikaz i Superligës: edhe s’ka tamponë, edhe është… gati!

10 Maj 2020, 14:02 Nga DOSJA
Gjest kamikaz i Superligës: edhe s’ka tamponë, edhe

nga Gëzim Sinemati

Pse bien këto daulle për padurimin e Superligës për të rifilluar kampionatin? Përse futbolli po përgatitet të bëjë gafën e radhës në “takimin e dytë” me Covidin? ( eprori ynë tha se nuk është gjë tjetër, veçse një grip i radhës).

Edhe Bundesliga, kampionati më i disiplinuar, që ishte kthyer keto ditë, në një objekt lakmie dhe admirimi për gjithë Europën, pas asaj që ndodhi këto javë me ekipin e Drezdenit, dy raste pozitive, ka shkaktuar një valë mosbesimi!

Po Superliga ku e gjen gjithë këtë kurajë, që cakton edhe datën se kur do të “rilindin” ndeshjet dhe kur do të “vdesë” Covidi.. pikërisht më 31 maj! Nuk mund të ketë një rast të dytë në Europë, qoftë edhe në botë, që në një kampionat, në të cilin u bënë muaj që nuk paguhen futbollistët, pra një garë e leckosur nga financat, të dalë publikisht dhe të “trukojë” edhe ndeshjen me epideminë, duke thënë se “Ne duam të fillojmë, por Qeveria nuk i bie bilbilit”.

Thonë se nxitimi i Superligës, pra këmbëngulja e shefave për të filluar kampionatin, ka dy teori që sundojnë mbi të tjerat. E para duket “prindërore”: Duan të fillojnë sa më shpejt se gjoja kanë hallin të mos harxhojnë shumë para me ato 30 mijë lekshat që po ndajnë ndër klube.

E dyta ka helm në kupë, meqë mbart teorinë konspirative se, në këto momente, po guxove dhe dole në fushë, edhe pa tamponë si puna jonë, vlera më e madhe vjen nga kompanitë e basteve, të cilat gjatë krizës virale e kanë mbajtur shpirtin me pikatore vetëm me kampionatet “rebele” që nuk ndaluan si në Nikaragua apo në..,.Honolulu!

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fshf kampionat tampone fshf kampionat tampone

Sondazh

Poll

Sport 10 Maj 2020, 12:03

ITALI-Pandemia e koronavirusit ka bërë që futbollisti i Interit,Christian Eriksen, të jetojë ditët më të vështira të jetës së tij në shtetin italian. Ish-ylli i...