Bota

Theresa May do dorëhiqet si kryeministre pasi të mbyllë çështjen ‘Brexit’

27 Mars 2019, 18:33 Nga DOSJA
Theresa May do dorëhiqet si kryeministre pasi të mbyllë

Kryeministrja britanike, Theresa May i tha deputetëve të partisë konservative se ajo ‘nuk do të qëndrojë në rrugën’ e partisë për një udhëheqje të re për fazën e dytë të bisedimeve të Brexit.

Unë jam e përgatitur të largohem nga kjo punë më përpara se e kisha menduar në mënyrë që të bëj atë që është e drejtë për vendin tonë dhe partinë tonë.

Kryetarja tha se nuk do të qëndronte në post për fazën e ardhshme të negociatave, sipas deputetit James Cartlidge. Ai dha këtë përditësim pasi la një takim të Komitetit të 1922 në Westminster.

Deputeti Simon Hart tha se gjendja shpirtërore në takim ishte “e respektueshme” pasi kryeministrja caktoi planin e saj dhe nuk dha një datë të fikse për largimin.

Ajo e ka me pasion përfundimin e marrëveshjes, pasion për mbajtjen e partisë së bashku dhe pasion për mbajtjen e qeverisë.

 

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota brexit britani e madhe partia konservatore theresa may brexit britani e madhe partia konservatore theresa may

Sondazh

Poll