Sport

Duka bën prapakthehu, “Nëse nuk fillojmë në këtë datë, më mirë të themi stop”

10 Maj 2020, 13:27 Nga DOSJA
Duka bën prapakthehu, “Nëse nuk fillojmë në

TIRANË– Në një intervistë për “TV Klan”, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka treguar disa skenare të ndryshme nga ato që mund të prisnim. Numri një i futbollit  ka zbuluar datat e programuara prej institucionit që ai drejton, ndërsa ka theksuar se duhet t’i jepet kohë klubeve për stërvitje, ndërsa mund të anulohet edhe Kupa për të fituar disa ditë kohë me kampionatin

“E mira do ishte të rinisim stërvitjen të paktën deri më 20 maj, për të pasur më shumë kohë për lojtarët. Ne kishim një plan që të nisnim stërvitjen më 2 maj dhe kampionatin më 20 maj, por për këtë as nuk morëm asnjë përgjigje. Ne i kemi planet çfarë do që të ndodhë, është menduar edhe eliminimi i Kupës dhe në rast se kjo ndodh do të shkojnë 4 vendet e para në kampionat në Kupat e Europës.

“Minimalisht duhen 20 ditë që ekipet të luajnë. Duhet të bëjnë një minifazë përgatitore. Nuk flasim për kushte normale dot, ndaj edhe me dy javë do të bëhej. Superiorja ka 10 javë, janë edhe ndeshjet e Kupës. Për ta mbyllur pa shumë ngjeshje, optimalja do të ishte 20 maj, maksimalisht fundi i këtij muaji. Të luash ndeshje çdo tre ditë do ishte e vështirë”.

Në fund, Duka bëri edhe paralajmërimin për mbylljen e sezonit. “Nëse nuk fillojmë deri me 1 qershor, më mirë të themi stop. Pastaj futemi në një garë ku do luhet çdo 48 orë. Do ishte e kotë, ndaj më mirë le të nisim përgatitjet për sezonin tjetër. E mira është të fillojmë në fillim të qershorit, pasi me 6 gusht nisin kualifikueset e kupave të Europës. Uroj të mos ndodhin këto”,-  u shpreh kreu i FSHF-së në mbyllje të fjalës së tij.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armand duka futbolli shqiptar kreu i fshf armand duka futbolli shqiptar kreu i fshf

Sondazh

Poll

Sport 10 Maj 2020, 12:03

ITALI-Pandemia e koronavirusit ka bërë që futbollisti i Interit,Christian Eriksen, të jetojë ditët më të vështira të jetës së tij në shtetin italian. Ish-ylli i...