Bota

Pianistja e talentuar shqiptare, Laura Sulaj interpreton himnin kombëtar, në koncertin online të zhvilluar për Javën e Evro

10 Maj 2020, 15:57 Nga DOSJA
Pianistja e talentuar shqiptare, Laura Sulaj interpreton himnin kombëtar,

TIRANË– Pianistja e talentuar shqiptare, Laura Sulaj ka interpretuar himnin kombëtar, në koncertin online të zhvilluar për Javën e Evropës.  

Nëpërmjet një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Sulaj shprehet se është shumë e lumtur që do të marrë pjesë në këtë program.

“Jam shumë e lumtur që këtë vit jam pjesë e programit të Javës Evropiane, i organizuar nga delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri. Kam nderin që për ju të luaj himnin kombëtar,”– tha Sulaj.

Pianistja nga Durrësi, e cila jeton në Poloni, ka fituar çmimin e parë në konkursin “Frederik Shopen”, e shoqëruar nga Orkestra e Radio Televizionit Shqiptar. Laura ka interpretuar në shumë koncerte dhe repertori i saj shtrihet në çdo periudhë artistike, nga baroku te kompozitorët e mëdhenj, përfshirë kompozitorët shqiptarë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora laura sulaj laura sulaj

Sondazh

Poll