Bota

Mbi 4 mln të prekur dhe 280,690 viktima në të gjithë botën nga Covid-19/ Më e prekura SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar

10 Maj 2020, 09:35 Nga DOSJA
Mbi 4 mln të prekur dhe 280,690 viktima në të gjithë

Koronavirusi duket se nuk po ndalet as me rritjen e temperaturave. Deri më tani në të gjithë botën janë shënuar më shumë se 4 milion raste, ndërsa janë regjistruar të paktën 280,690 viktima.

Vendi që ka numrin më të madh të viktimave është Amerika me 80,040 persona, më pas renditet Mbretëria e Bashkuar e cila shënon 31,587 viktima, ndërsa vendin e tretë me 30,395 të vdekur e mban Italia.

Presidenti Donald Trump u shpreh se koronavirusi do të largohet pa vaksinë, ndërsa pozitive me koronavirus doli dhe asistentja personale e vajzës së tij, Ivankës. SHBA akuzoi Kinën dhe Rusinë se kanë bashkëpunuar për përhapjen e lajmeve të rreme për koronavirusin. Ndërkohë Rusia brenda ditës 11,012 raste të reja dhe

Spanja ndërkohë ka vijuar me lirimin e masave përveç dy qyteteve më të mëdha si Madridi dhe Barcelona, të cilët nuk arritën të plotësojnë kriteret e qeverisë spanjolle për një lehtësim të kufizimeve.

Ndërkohë problem është edhe ekonomia. Papunësia në SHBA ka arritur në 14.7%, dhe 20.5 milion vende pune janë humbur për shkak të pandëmisë. Pas Amerikës, është Kanadaja ajo që ka shënuar shifrën më të lartë të papunësisë gjatë gjithë histrorisë së saj.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronaviruis ne bote koronaviruis ne bote

Sondazh

Poll