Bota

COVID-19/ Ekspertët më të mirë gjermanë: Izolimi ishte një gabim gjigand, nuk ka rrezik për një valë të dytë infeksio

10 Maj 2020, 06:27 Nga DOSJA
COVID-19/ Ekspertët më të mirë gjermanë: Izolimi ishte

Gjermani- Shteti gjerman ka ndërmarrë shumë masa lehtësuese sa i përket gjendjes së pandemisë. Ndërkohë vend raportohet çdo ditë për të infektuar dhe viktima dhe dëmet në ekonomi nuk janë të pakta.  Tani pyetje që lind është: “A duhej një izolim i tillë?”

Ndërsa, Patricia Riekel thotë se Gjermania duhej të kishte ndjekur modelin suedez. “Unë jam në favor të rrugës suedeze, me rekomandime për të ruajtur distancën”, tha ajo.

Profesori Stefan Homburg, drejtor i Institutit për Financat Publike në Universitetin e Hanoverit është më specifik. Ai thotë se ky izolim ishte gabim gjigand. “Për shkak se dëmet shtohen çdo ditë, izolimi duhet hequr menjëherë. Askujt nuk i duhen stadiumet bosh dhe restorantet gjysmë të mbushur”., shprehet ai. 

Sakaq, profesori i të drejtës ligjore, Hans-Juergen Papier thotë se masat shkuan shumë larg dhe se ato duheshin diskutuar në mënyrë të gjerë në parlament dhe publik. “Duhej balancuar mbrojtja e jetës dhe shëndetit me mbrojtjen e të drejtave dhe statusin kushtetues nga ana tjetër”, thotë ai. Por një deklaratë që nuk pritej ka bërë   profesori Klaus Pueschel, ekspert i mjekësisë ligjore, pasi shprehet se COVID-19 është një sëmundje virale si gripi.

Burimi: Bild.de

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll