Bota

Hoqën taksën me Serbinë, SHBA dërgon 400 ushtarë të tjerë në Kosovë, pjesë e misionit të KFOR

10 Maj 2020, 05:37 Nga DOSJA

Kosovë-  Garda Kombëtare e Iowa-s në SHBA ka njoftuar së fundmi se do të dërgojë në Kosovë 400 trupa shtesë, të cilët do t’i bashkëngjiten misionit paqeruajtës të KFOR-it. Ky njoftim është dhënë  nga Garda e Iowa-s, ku theksohet se trupat amerikane pritet të vijnë në Kosovë në muaj grusht dhe shtator.

“Një grup shtesë prej 400 ushtarësh të Gardës Kombëtare të Iowa-s kanë marrë urdhrat për të mbështetur misionin e vazhdueshëm të KFOR-it në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi për dërgimin e trupave shtesë nga SHBA-ja në Kosovë, vjen disa muaj pasi zyrtarët amerikanë paralajmëruan se mund të tërheqin trupat nga Kosova, nëse Prishtina zyrtare nuk heqë taksën ndaj produkteve serbe, pa kushte. Kujtojmë që më 1 prill, qeveria në detyrë e Kosovës hoqi taksën ndaj mallrave serbe, vendim ky që solli shumë debate në politikën vendase.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll