Aktualitet

868 të infektuar dhe 31 viktima/ 12 raste të reja në 24 orët e fundit, zgjerohet harta në 4 qytete (SHIFRAT)

10 Maj 2020, 05:50 Nga DOSJA

Shqipëri- 868 të infektuar, 31 viktima dhe 650 persona të shëruar ky është bilanci i koronavirusit në vendin tonë.  Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar vetëm 12 raste të reja, pas testimit të 170 personave të dyshuar. Harta është zgjeruar me 8 raste në Tiranë, 2 në Kamëz, 1 në Krujë dhe 1 në Fier. Po kështu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar janë 23 qytetarë dhe në total kanë fituar betejën me COVID-19 650 qytetarë. Lajm i mirë është se gjatë orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë.

Ndërkohë në gjithë vendin aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.  Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive.

Ditën e djeshme nuk ka munguar edhe një reagim  nga mjeku i njohur Tritan Kalo, i cili theksoi se COVID-19 nuk ka qenë prezent në Shqipëri që në muajin janar. Ai shtoi se kurrsesi nuk është një vegël e asnjë partie politike dhe sqaroi se grafitë e publikuara të mushkërive nuk kanë lidhje me koronavirusin, por përkasin disa prej sëmundjeve të tjera.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll