Aktualitet

VIDEO/ Larja në det mbetet e ndaluar, Policia gjurmon me dron plazhistët në Drimadhes

9 Maj 2020, 18:36 Nga DOSJA
VIDEO/ Larja në det mbetet e ndaluar, Policia gjurmon me dron

TIRANË- Larja në det vazhdon të jetë e ndaluar deri në një njoftim të dytë për shkak të kufizimeve që janë marrë për menaxhimin e krizës së shkaktuar nga koronavirusi. Gjithsesi, kjo nuk i ka penguar qytetarët që jetojnë pranë detit që të marrin rreze dielli apo edhe të futen në det.

Në disa pamje të filmuara me dron ditën e sotme, policia shihet teksa ndjek disa plazhistë në Drimadhes. Në video mund të duket zona e bregdetit e shkretuar pa asnjë pushues veç atyre që po ndiqen nga policia për thyerje të rregullave.

Kujtojmë këtu se më herët gjatë ditës një i ri është ndaluar të lahet në det nga policia në këtë plazh. Siç shihet në pamje, i riu është duke bërë banjo dielli dhe kërkon të lahet në det por efektivi i policisë nis me të diskutimin dhe nuk e lejon. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me disa banorë në Durrës të cilët nuk janë lejuar të futen në det.

(Marrë nga Abcnews.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 plazhi ne drimadhe policia gjurmon plazhistet masat kunder covid 19 plazhi ne drimadhe policia gjurmon plazhistet

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Maj 2020, 14:45

TIRANË- Avokati Altin Goxhaj është një nga protestuesit që u shoqërua sot në Komisariat pas protestës. Ai ka folur nga qelia ku po e mbajnë në Komisariatin...