Aktualitet

Gjendet një automjet i djegur në Elbasan, dyshohet se është përdour në disa ngjarje kriminale

9 Maj 2020, 20:53 Nga DOSJA
Gjendet një automjet i djegur në Elbasan, dyshohet se është

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka gjetur sot një makinë të djegur në fshatin Gracec. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se makina është djegur pas një zjarrvënie të qëllimshme.

Mjeti i djegur është pa targa dhe është gjetur në aksin e vjetër Elbasan-Tiranë, në një zonë që lëvizjet janë të pakta.

Deri tani dyshimet janë se kjo makinë mund të jetë përdorur për kryrjen e krimeve dhe djegja është bërë për të hummbur gjurmët.

Lidhur me ngjarjen është ngritur një grup hetimor i cili po punon për identifikimin e personave që kanë përdorur mjetin dhe e kane braktisur duke i venë flakën.

Pas këqyrjes së makinës në vendin e ngjajres, ajo është transportuar me karroatrec në Drejtorinë e Policisë për hetime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet makina e djegur ne elbasan policia elbasan makina e djegur ne elbasan policia elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Maj 2020, 14:45

TIRANË- Avokati Altin Goxhaj është një nga protestuesit që u shoqërua sot në Komisariat pas protestës. Ai ka folur nga qelia ku po e mbajnë në Komisariatin...