Aktualitet

Shemben ‘pa zhurmë’ dy vilat e fundit otomane në Tiranë, njëra e Abdi Toptanit, pritet të ndërtohet një pallat

10 Maj 2020, 05:19 Nga DOSJA
Shemben ‘pa zhurmë’ dy vilat e fundit otomane në

Tiranë- Gjatë kësaj periudhe pandemie janë shembur “pa zhurmë” dy vilat e fundit të periudhës otomane, të cilat ndodheshin në qendër të Tiranës, në Rrugën “Tefta Tashko Koço”.  Mësohet se një prej vilave, ajo e Abi Toptanit ishte shpallur Monument Kulture i Kategorisë së I-rë, nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, që prej vitit 1987, çështje për të cilën kanë folur Auron Tare dhe Sazan Guri.  Por tashmë vizatimet në letër, do të jenë të vetmet që vërtetojnë ekzistencën e vilës së Abdi Toptanit, vendimi për prishjen e së cilës edhe pse një monument kulture i mbrojtur nga shteti nuk dihet si është dhënë. Exit News shkruan se këto dy vila janë shembur me qëllimin që aty të ndërtohet një pallat.

Foto të vilave:

Po kështu, dy vilat kategorizoheshin si ndër modelet më tipike të shtëpive tradicionale tiranase, ndërtuar në një prej rrugëve të të njohura të qytetit dhe të banuara historikisht nga familjet e vjetra tiranase. Për këto shembje, deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll