Aktualitet

U dhunua sot gjatë protestës, flet aktivistja Ira Kurti: Doktorët s’kishin mjete të më fashonin dorën, shpresoj të mos

9 Maj 2020, 19:09 Nga DOSJA
U dhunua sot gjatë protestës, flet aktivistja Ira Kurti: Doktorët

TIRANË- Ira Kurti, aktivistja që është dhunuar sot nga Policia në protestën e mbajtur në sheshin “Skënderbej”, ka treguar se nuk ka marrë trajtimin e duhur në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Në një deklaratë në Facebook, Kurti thotë se doktorët nuk i fashuan dot dorën e dëmtuar për shkak të mungesës së mjeteve teksa thekson se ka shumë dhimbje koke dhe shpreson që djegia që ndjen mos jetë një hemoragji e brendshme.

Të dashuar miq, shokë ,familjarë dhe bashkëatdhetar. Ju faleminderit shumë për mesazhet. Sapo kam dalë nga Spitali Ushtarak ku më bënë vizitën, po s’më kanë matur as temperaturën, kam një djegie të brendshme, ishalla nuk është hemoragji. Kam një dhimbje koke shumë të madhe.

Doktorët atje nuk kishin të gjitha mjetet për të më fashuar dorën e dëmtuar dhe më dhanë receta, pomada. Ishalla me kaq. Këtu mbaroi. Ju faleminderit shumë. Kam një shoqe që më ka ndihmuar t’u kthej përgjigje se mua nuk më shohin as sytë nga dhimbja e kokës. Mos u shqetësoni, faleminderit”,  thotë Ina Kurti.

Sot paradite, dhjetëra qytetarë janë mbeldhur për të protestuar tek sheshi “Skënderbej”. Policia ka ndërhyrë dhe i ka shpërndarë me dhunë. Efektivët kanë shoqëruar duke përdorur forcën, avokatin Altin Goxhaj, aktivistin Arben Kola dhe juristen Ira Kurti. Kjo është protesta e dytë brenda pak ditësh që shpërndahet në një mënyrë të tillë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ira kurti protesta ne tirane protesta tek sheshi ira kurti protesta ne tirane protesta tek sheshi

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Maj 2020, 14:45

TIRANË- Avokati Altin Goxhaj është një nga protestuesit që u shoqërua sot në Komisariat pas protestës. Ai ka folur nga qelia ku po e mbajnë në Komisariatin...