Aktualitet

Historia/ Në kontenier nuk ka internet, 4 fëmijët e familjes Doçi nuk ndjekin dot mësimin online

9 Maj 2020, 14:11 Nga DOSJA
Historia/ Në kontenier nuk ka internet, 4 fëmijët e familjes

MAMURRAS– Tërmeti i 26 nëntorit, e më pas dhe pandemia e koronavirusit, kanë bërë që familja Doçi në Fushë mamurras, të përjetojnë vitin më të vështirë të jetës. 4 fëmijët nuk ndjekin dot mësimin online, ndërsa si shtëpi, prej 6 muajsh, kanë kontenierin.

Të shumtë janë ata që thonë se jetojmë në shekullin e teknologjisë, por kjo nuk vjen për dhjetra familje në zonat rurale të qarkut të Lezhës. Që prej 26 nëntorit, 4 fëmijët e familjes Doçi në Fushë Mamurras, si shtëpi përdorin kontenierin.

”Jeni duke e parë vetë, një dhomë është kontenieri. Kam një kuzhinë që e përdor për të bërë gjellën, me fjet gjumë aty rrinë fëmijët.” Aksesi në internet, për ta  është mission i pamundur. ”Ne nuk kemi internet dhe detyrat i marrim rrallëherë.”

Duket se për këta fëmijë, zgjidhja e vetme do të jetë përsëritja e vitit shkollor. ”Për shkak të internetit, nuk kemi internet, për shkak të pajiseve nuk kemi telefon është i prishur. Veç kur i marrim nëpërmjet shokëve dhe shoqeve në lagje. Është problem se duhet të vazhdohet shkolla për së dyti, sepse këtu nuk kanë arritur aty ku duhet për të vazhduar vitin shkollor.”

Që prej marsit, kohë kur shkollat u mbyllën prej koronavirusit, janë të shumtë nxënësit, kryesisht në zonat rurale të shqipërisë, që e kanë të pamunur të ndjekin mësimin online për shkak të mungesës së teknologjisë apo internetit.

(Marrë nga Ora News)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet familja doci mesimi online familja doci mesimi online

Sondazh

Poll