Aktualitet

Kthehet nga Italia grupi i dytë me 60 mjekë, Rakacolli i pret në aeroport dhe harron rregullin e distancimit fizik

9 Maj 2020, 16:37 Nga DOSJA
Kthehet nga Italia grupi i dytë me 60 mjekë, Rakacolli i pret në

TIRANË- Grupi i dytë me 60 mjekë është kthyer nga Italia, pas 19 ditësh ndihmë kolegëve të tyre në vendin fqinj. Në Rinas këtë herë ka shkuar zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila ka publikuar dhe foto gjatë pritjes.

Ka përfunduar me sukses misioni i grupit të dytë të 60 infermierëve që shërbyen në ndihmë të popullit mik italian.   Infermierët tanë janë kthyer shëndosh e mirë në Shqipëri, pas misionit humanitar në spitalet covid zonën e Marche në Itali. Krenare për infermierët. Bashkë” shkruan zv/ ministrja.

Mjekët shihet që janë të pajisur me maska, por kanë harruar që virusi nuk ka ikur akoma dhe nuk kanë respektuar distancën fizike mes tyre. Në total Shqipëria dërgoi 90 mjekë dhe infermierë në Itali në misionin humanitar kundër COVID. 30 mjekët e parë u kthyen pak ditë më parë, por në ditët e fundit të qëndrimit, ata u bënë lajm në mediat vendase për shkak të zhurmës e festës që kishin bërë në hotelin që ishin akomoduar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mira rakacolli mjeket shqiptare ne itali mira rakacolli mjeket shqiptare ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Maj 2020, 14:45

TIRANË- Avokati Altin Goxhaj është një nga protestuesit që u shoqërua sot në Komisariat pas protestës. Ai ka folur nga qelia ku po e mbajnë në Komisariatin...