Aktualitet

9 Maj 2020, 14:45 Nga DOSJA

TIRANË- Avokati Altin Goxhaj është një nga protestuesit që u shoqërua sot në Komisariat pas protestës. Ai ka folur nga qelia ku po e mbajnë në Komisariatin Nr. 1 dhe shprehet se janë 15 persona në një dhomë.

Më tej ai dëgjohet teksa bërtet e shprehet se janë dhunuar nga Policia, e për të plagosurit nuk po ofrohet asnjë ndihmë shëndetësore.

I kam kërkuar shefit të Policisë që të marrë masa urgjente, sepse nuk mund të qëndrojnë brenda 5 metrave 14 veta. Është tentativë për vrasje. Policët janë të gjithë pa numra, kanë goditur njerëz këtu, kanë goditur me grushta, as ndihmë shëndetësore asgjë”, dëgjohet të thotë Goxhaj.

Sot paradite, dhjetëra qytetarë janë mbeldhur për të protestuar tek sheshi “Skënderbej”. Policia ka ndërhyrë dhe i ka shpërndarë me dhunë. Efektivët kanë shoqëruar duke përdorur forcën, avokatin Altin Goxhaj, aktivistin Arben Kola dhe juristen Ira Kurti. Kjo është protesta e dytë brenda pak ditësh që shpërndahet në një mënyrë të tillë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin goxhaj protesta ne tirane protesta tek sheshi altin goxhaj protesta ne tirane protesta tek sheshi

Sondazh

Poll