Politike

Rama ftesë për tryezë para negociatave me BE-në/ Meta: Jam gati! Basha: Thirrje hipokrite

9 Maj 2020, 20:00 Nga DOSJA
Rama ftesë për tryezë para negociatave me BE-në/ Meta: Jam

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, sot në ‘Ditën e Evropës’ i ka bërë një ftesë Ilir Metës e Lulzim Bashës, që të ulen në një tryezë para hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Gjatë takimit të sotëm me ambasadorin, Luigi Soreca, Rama tha se politika tani duhet që të dialogojë në të mirën e vendit.

Pas deklaratës së Kryeministrit, Meta dhe Basha që kanë marrë ftesën kanë reaguar. Presidenti pas takimit me Sorecën ka thënë se është gati që të marrë përgjejgësitë e tij. “U bëj thirrje të gjithë aktorëve të përmbushin detyrimet e tyre për një përparim të besueshëm e të qëndrueshëm në secilin prej 15 kushteve”, shkroi Meta.

Por ndryshe nga kreu i shtetit, numri një i opozitës është shprehur se nuk mund të ulet në tavolinë me Ramën pasi ai nuk e do evropën. Më tej Basha shkruan se Rama ka shtuar kushtet e Shqipërisë për në BE dhe vetëm po vjedh vendin.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ftesa për dialog ilir meta lulzim basha edi rama ftesa për dialog ilir meta lulzim basha

Sondazh

Poll