Politike

Tryezë e përbashkët? Basha-Ramës: Ke dështuar në integrimin evropian, ke prioritet të vjedhës dhe të ndash paratë me o

9 Maj 2020, 17:31 Nga DOSJA
Tryezë e përbashkët? Basha-Ramës: Ke dështuar në

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar kundër Kryeministrit Edi Rama, i cili e ftoi që të bashkëpunonte për të ardhmen e integrimit në Bashkimin Evropian. Në një deklaratë në mediat sociale, Basha tha shkruan se Rama ka dështuar në integrimin e Shqipërisë, pasi nga 5 kushte që kanë qenë tashmë janë bërë 15.

Më tej numri një i opozitës hedh akuza e shton se kreu i qeverisë ka rrënuar ekonominë dhe pandemia tregoi ai vetëm vjedh dhe njerëzit i ka lënë pa ndihmë ekonomike. Kreu i demokratëve shkruan se vendi tani është para një krize të thellë ekonomike sepse në vend që t’ju japë mbështetje njerëzve dhe ekonomisë, Rama po jua jep paratë e shqiptarëve një grushti klientësh dhe oligarkësh.

“Edi Rama dhe qeverisja e tij e kanë mbajtur peng integrimin europian të Shqipërisë dhe për shkakun e tij gjatë këtyre viteve kushtet janë shtuar nga 5, në 9 dhe tani janë 15 që duhen përmbushur. Ky është një dështim i Ramës, që nuk mund të maskohet dot pas thirrjeve hipokrite. Pandemia për fat të keq tregoi edhe njëherë se Rama vazhdon të vjedhë dhe mashtrojë njerëzit duke i lënë ata pa ndihmën ekonomike që u takon të marrin nga shteti.

Pandemia tregoi se ai vazhdon ta përforcojë edhe më shumë bashkëpunimin me krimin e organizuar në një fushatë të turpshme të pastrimit të parave të pista. Pandemia tregoi se ai e vendos veten mbi ligjin dhe kushtetutën dhe se për veten dhe klientelën e tij shkel mbi gjithçka. Vendi tani është para një krize të thellë ekonomike sepse në vend që t’ju japë mbështetje njerëzve dhe ekonomisë, Rama po jua jep paratë e shqiptarëve një grushti klientësh dhe oligarkësh.

Kjo krizë vetëm sa nxorri zbuluar të gjitha dështimet e Ramës: shëndetësinë e vjedhur, ekonominë e rrënuar, papunësinë e rritur, varfërinë në ekstrem, dhe shtetin prej kartoni të katandisur në regjim facebook-u. Janë dështimet e Ramës që po varfërojnë përditë njerëzit, po e rrënojnë ekonominë, dhe po na largojnë nga Europa.  Zbatimi i 15 kushteve të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave është jetik për Shqipërinë dhe udhërrëfyesi i vetëm për nxjerrjen e vendit nga autokracia, paligjshmëria dhe kriza ekonomike, ku e ka zhytur Rama dhe regjimi i tij kusar“, shkruan Basha.

Më herët sot Kryeministri Edi Rama ka ftuar në një tryezë të përbashkët Lulzim Bashën dhe Ilir Metën. Në një fjalë në “Ditën e Evropës”, Rama tha se politika duhet të jetë bashkë dhe vendi të marrë atë që meriton drejt integrimin në familjen e madhe evropiane.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha akuza rames edi rama lulzim basha basha akuza rames edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 9 Maj 2020, 12:51

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me dhunën e ushtruar nga Policia gjatë protestës së sotme të Shoqërisë Civile. Meta shkruan se dhuna e ushtr...