Politike

“Rama promovon drogë e dhunë”, Berisha mesazh Bashës: Nuk ulet opozita me këtë qeveri në tryezë

9 Maj 2020, 16:55 Nga DOSJA
“Rama promovon drogë e dhunë”, Berisha mesazh Bashës:

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka analizuar sot fjalën e Kryeministrit Edi Rama në “Ditën e Evropës”. Sipas Berishës, Rama ka thënë se do ta udhëheqë Shqipërinë përmes kanabizimit dhe dhunës, duke iu referuar përplasjes në sheshin “Skënderbej” dhe vijimit të idesë së legalizimit të hashashit.

Më tej ish-kreu i PD në emisioin “Kjo Javë” i ka dërguar dhe një mesazh Bashës, duke thënë se më këtë qeveri nuk mund të ulet kurrë një opozitë në tryezë.

Dy ishin mesazhet që dha në krah të ambasadorit Soreca. Iu deklaroi shqiptarëve se jam marrë vesh me ekspertët ndërkombëtarë të legalizoj kanabisin për cështje mjekësore. Unë përgëzoj reagimin e shpejtë të BE, se Rama donte të nxirrte si dëshmitar të rremë Sorecën.

Sot festoi Ditën e Europës duke arrestuar dhjetëra njerëz të shoqërisë civile, që po protestonin për të drejtat e tyre kushtetuese. Sot pasi shpalli projektin për kanabizimin e Shqipërisë dhe dhunën ndaj shqiptarëve ftoi opozitën dhe Presidentin të bashkëpunojë për kanabizim dhe dhunë, por këtë nuk ka opozitë dhe institucion që ia pranon atij”, tha Berisha.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike berisha mesazh bashes edi rama lulzim basha sali berisha berisha mesazh bashes edi rama lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 9 Maj 2020, 12:51

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me dhunën e ushtruar nga Policia gjatë protestës së sotme të Shoqërisë Civile. Meta shkruan se dhuna e ushtr...