Bota

Ulet numri i vdekjeve në Itali, 194 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19

9 Maj 2020, 16:01 Nga DOSJA
Ulet numri i vdekjeve në Itali, 194 viktima në 24 orët e fundit

ITALI–  194 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Itali.

Sipas të dhënave të Emergjencave Civile në Itali, bëhet me dije se krahasuar me një ditë më parë numri i viktimave ka pësuar një ulje të lehtë, pasi dje ishin 243 vdekje ndërsa sot numri ditor ka shkuar në 194.

Edhe numri i rasteve të reja të Covid-19 është ulur, pasi janë regjistuar 1.083  të infektuar në 24 orët e fundit, ndërsa një ditë më parë Italia rregjistroi 1.354 pacientë të prekur nga Covid-19.

Një javë më parë shifrat ditore të viktimave u ulën ndjeshëm nën 200, gjë që ngjalli shpresë  për banorët, por sërish dje edhe sot është rritur lehtë numri i viktimave nga virusi. Kujtojmë që nga katër maji Italia ka hyrë në Fazën 2 të pandemisë duke mundësuar edhe  rihapjen e shumë bizneseve, si edhe lëvizjen e qytetarëve nga shtëpitë pas 2 mujsh në izolim.

Burimi: Corriere

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll