Bota

Fitorja e 1945/ Bjellorusia ‘sfidon’ Covid-19, zhvillon paradat ushtarake në Minsk

9 Maj 2020, 14:54 Nga DOSJA
Fitorja e 1945/ Bjellorusia ‘sfidon’ Covid-19, zhvillon paradat

BJELLORUSI– Bjellorusia festoi 75 vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste me një fanatizëm të madh ditën e sotme me një paradë ushtarake dhe aktivitete publike, pavarësisht krizës së pandeminë së Covid-19,  të cilën presidenti e përshkroi si “psikozë”.

Si çdo vit, kjo ish-republikë autoritare sovjetike e vendosur midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian shfaqi aftësitë e saj ushtarake me parakalimin e 4,000 ushtarëve, dhjetëra automjeteve ushtarake dhe aeroplanëve.

Presidenti Aleksandër Lukashenko, i cili ka qeverisur Bjellorusinë që nga viti 1994, mori pjesë në paradën në Minsk me zyrtarë të lartë të Qeverisë.

Ndërkohë kujtojmë se Organizata Botërore e Shëndetit kishte bërë thirrje për gjetjen e “zgjidhjeve alternative” për të festuar 75 vitet e humbjes gjermane, në mënyrë që të mos “rrezikohet jeta e njerëzve”.

Lukashenko, nga ana e tij, e konsideroi “të papranueshme” anulimin e festimeve në një vend i cili “mbante mbi supet e tij barrën e luftës më shkatërruese të shekullit 20”.

Ndërsa Bjellorusia deri më tani ka më shumë se 21,000 raste të regjistruara të koronavirusit dhe 121 viktima.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bjellorusi koronavirusi ne bjellorusi

Sondazh

Poll