Bota

Foshnja gjashtë javëshe bëhet viktima më e re në Mbretërinë e Bashkuar nga koronavirusi

9 Maj 2020, 14:34 Nga DOSJA
Foshnja gjashtë javëshe bëhet viktima më e re në

BRITANI E  MADHE-  Një foshnjë vetëm 6 javëshe ka vdekur nga koronavirusi në Angli. Ky lajm është konfirmuar nga NHS. “NHS England” tha që foshnja vdiq në spital më 3 maj, ndërsa viktima në moshën më të madhe ishte 103 vjeç.

Ndërkohë nuk janë  dhënë më shumë detaje nga mediat vendase rreth ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në vend, nëse foshnja u infektuar pas linjdes apo e mori Covid-19 nga e nëna.

Britania e Madhe është një prej  vendeve  më të goditura në botë ngakoronavirusi, ku  me bilancin e sotëm në këtë shtet numërohen të paktën  31.493 të vdekur. Pas SHBA Britania zë vendin e dytë në botë për numrin e viktimave.

Mbi 4 milion raste të prekura janë shënuar në të gjithë botën, dhe të paktën 274,000 viktima, ky është bilanci i koronavirusit. Vendi që ka numrin më të madh të viktimave është Amerika me 77.190 persona, më pas renditet  Mbretëria e Bashkuar e cila shënon 31,315 viktima, ndërsa vendin e tretë me 30,201 të vdekur e mban Italia dhe në Spanjë kanë humbur jetën 26,478 qytetarë. Ndërkohë numri i viktimave në Francë ka shkuar në 25,987.

Burimi: METRO 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll