Art&Argëtim

Kush tha që s’ka koncerte? “Vetëm me një kitarë por me shume zemër” Alban Skënderaj sonte këndon live nga oborri i

9 Maj 2020, 11:52 Nga DOSJA
Kush tha që s’ka koncerte? “Vetëm me një kitarë

TIRANË– Alban Skënderaj është një prej zërave të muzikës shqiptare që pëlqehet shumë, pasi çdo këngë e tij bëhet hit dhe i reziston kohës.

Teksa jemi prej më shumë se dy muajsh në izolim si shkak i masave të të forta që janë marrë pas përhapjes së virusit në Shqipëri, këngëtari i njohur i ka dhënë një lajm të mirë publikut shqiptar.

Përmes një postimi në rrjetin social, Instagram, Albani ka treguar se do të  mundësosje një “koncert” për të gjithë Shqipërinë duke kënduar live nga oborri i shtëpisë së tij.  Ndonëse nuk do të jeni në sheshe të mbushur plot me njerëz sikurse Albani ka kënduar në kocertet e mëparshme, por megjithatë një formë e tillë do t’iu lumturojë sado pak në këto dite karantine.

Ndër të tjera këngëtari ka njoftuar se performanca e tij do të transmetohet live në Facebook në faqen e tij zyrtare të Instagramit, si dhe në faqen “European Union in Albania.”

Performanca do të nisë në orën 19:00 me rastin e Ditës së Europës, në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri.

“Te shtunen, me date 9 maj, ora 19:00 per “Diten e Europes“ ne bashkepunim me Delegacionin e Bashkimit Europian ne Shqiperi do kem kenaqesine te kendoj per ju LIVE nga oborri i shtepise time. Do jem vetem me nje kitare por me shume zemer, pasion e dashuri per ju. Te festojme, kujtojme dhe ngreme lart vlerat europiane qe na bashkojne! Do te trasmetohet ne faqen facebook “European Union in Albania“ dhe gjithashtu ne faqen time. “- ka shkruar Albani.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alban skenderaj koronavirusi ne shqiperi alban skenderaj koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 9 Maj 2020, 06:24

Në përkujtim të 9 Majit ditës së fitores mbi fashizmin, publikon historinë e panjohur të shqiptarëve të cilët gjatë periudhës së pushtimit gjerman të vëndit, u ...