Art&Argëtim

E konfirmon vetë! Reperja Nicki Minaj do të bëhet nënë

8 Maj 2020, 20:04 Nga DOSJA
E konfirmon vetë! Reperja Nicki Minaj do të bëhet nënë

AMERIKË– Reperja me famë botërore, Nicki Minaj ditën e sotme u ka dhënë fund thashetheme në lidhje me shtatëzaninë e saj. Ajo ka konfirmuar vetë se do bëhet nënë nëpërmjetë përgjigjes që i ka dhënë ndjeksësit në rrjetet sociale.

E gjitha filloi kur një ndjekës në Twitter e ka provokuar duke i thënë se  pyeti nëse mund të dërgonte një foto të bebushit dhe Nicki i është përgjigjur se për këtë gjë duhet të presin edhe disa muaj.

“Pas disa muajve, bota nuk është gati ende”,është shprehur Nicki Minaj.

Kujtojmë se më herët është përfolur për një shtatzëni të mundshme dhe shkak është bërë një video që ajo postoi në Instagram. Nicki shfaqej me partnerin e saj  Kenneth Petty, i cili kishte vendosur dorën mbi barkun e saj dhe e përkëdhelte, duke i bërë të gjithë të dyshojnë se çifti po pret një bebush dhe nuk do që ta bëjë publike.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kenneth petty nicki manaj kenneth petty nicki manaj

Sondazh

Poll